-0.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sulmohet me koktej molotovi Xhamia në Kassel të Gjermanisë

Më të lexuarat

Sulmi ndaj xhamisë “Yunus Emre” ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30, e cila është në kuadër të qendrës kulturore Kassel Muhsin Yaz?c?o?lu

Ndaj një xhamie në qytetin Kassel të shtetit Hessen në Gjermani është kryer sulm me koktej molotovi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndaj xhamisë “Yunus Emre” ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30, e cila është në kuadër të qendrës kulturore Kassel Muhsin Yaz?c?o?lu, pranë Unionit të Turqve në Evropë (ATB). Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale në xhami.

Në kamerën e sigurisë shihet se sulmi është kryer nga 4 persona. Si pasojë e këtij sulmi janë thyer disa dritare të xhamisë, janë djegur pjesërisht kornizat e tyre si dhe janë dëmtuar muret e objektit të xhamisë.

Kryetari i Qendrës Kulturore, Mustafa Koç thotë se kërkojnë kapjen e sa më shpejtë të autorëve të këtij sulmi, të cilët nga filmimet e dorëzuara tek zyrtarët policorë shihet se janë 4 persona.

“Vazhdimi i sulmeve të tilla po ngre shqetësimet tona. Nga zyrtarët presim që të tregojnë më shumë përpjekje dhe të veprojnë në mënyrë më të ndjeshme dhe më të shpejtë për akte të tilla të pazgjidhura, të cilat tanimë kanë arritur në një pikë të turpshme për Gjermaninë. Gjithë komunitetit turk i bëjmë thirrje të qëndrojnë i qetë dhe të mos bie pre e provokimeve të tilla”, tha Koç.

Ne këtë sulm, që nga fillimi i vitit janë regjistruar sulme të llojeve të ndryshme ndaj më shumë se 38 xhamive në Gjermani. Mendohet se ky numër është edhe më i lartë me sulmet e paregjistruara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit