-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sulmohet me granatë dore pika kufitare në Bërnjak

Më të lexuarat

Është sulmuar me granatë dore pika kufitare G31 në Bërnjak të Zubin Potokut, të shtunën rreth orës 22:00, nga persona deri më tani të pa njohur, kanë njoftuar burime jozyrtare. Për fat të mirë të personelit të pikës kufitare, granata nuk ka shpërthyer.

Njoftohet se ekipi deminues i KFOR-it e ka bërë shpërthimin e kontrolluar të kësaj granate.

Rastin e hedhjes së granatës në pikën kufitare G31 në Bërnjak të Zubin Potokut, e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë, transmeton Koha.net.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka theksuar se “një granatë dore është gjetur në pikëkalimin kufitar në Bërnjak të Zubin Potokut të shtunën rreth orës 22. Policia nuk ka informacion se nga ka ardhur granata në këtë pikë kufitare, por janë duke u bërë hetimet rreth këtij incidenti.

Pika kufitare G31 në Bërnjak, kohë më para ka qenë cak i sulmeve të grupeve kriminale serbe, ë cilët patën hedhur dy granata dore, duke lënduar rëndë një pjesëtar të KFOR-it.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit