-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sulmohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të Twitter-it

Më të lexuarat

Llogaria zyrtare e Jack Dorsey, bashkëthemeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Twitter-it, është hakuar për një kohë të shkurtër nga hakerët të premten.

Hakerët postuan mesazhe raciste dhe fyese për rreth 15 minuta nga llogaria që ka më shumë se 4 milionë ndjekës.

“Numri i telefonit i lidhur me llogarinë ishte i komprometuar për shkak të mbikëqyrjes së sigurisë nga ofruesi i celularit”, shkroi në Twitter, Brandon Borrman, zëvendës president i Komunikimeve Globale në Twitter.

“Kjo i lejoi një personi të paautorizuar të hartojë dhe të dërgojë twitte përmes mesazheve nga numri i telefonit. Kjo çështje është zgjidhur tani”, tha ai./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit