Izraeli ka njoftuar se ka sulmuar një sërë bazash që i përkasin grupit Hamas në hakmarrje për sulmet me raketa nga rebelët.
Ushtria izraelite ka deklaruar se vendi është sulmuar me raketa, duke saktësuar se njëra prej tyre u gjet në tokë dhe një tjetër ra në Sderot të premten vonë, ndonëse nuk u raportuan viktima
Në hakmarrje, forcat ajrore të Izraelit goditën këtë mëngjes një bazë të rebelëve për prodhimin e armëve dhe një dyqan municioni ne Gaza.
Tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve janë rritur qëkur Presidenti Donald Trump e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Izraeli e ka cilësuar gjithmonë Jerusalemin si kryeqytet, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor.
Dy palestinezë vdiqën pasi trupat izraelite qëlluan mbi turmat e protestuesve në Gaza gjatë përplasjeve të së premtes.
Gjatë sulmeve ndaj bazave të Hamasit, u plagosën 25 persona.