13.7 C
Pristina
Wednesday, January 8, 2025

Sulmohet fizikisht kryetari i komunës nga rradhët e BDI-së

Më të lexuarat

Hazbi Idrizi kryetari i komunës së Bogovinës – Tetovë nga rradhët e BDI-së është sulmuar fizikisht nga banorët e Bogovinës mëson portali Shqipmedia.

Sipas burimeve të portalit tonë kryetari i komunës është sulmuar fizikisht nga disa banorë të fshatit ndërsa si shkak mendohet të jetë keqpërdorimet që po bëhen nga kjo komunë. Rrahja ka ndodhur javën e kaluar mu pranë ambienteve të komunës dhe siç na njofton burimi ynë edhe kryetari i komunës Idrizi i është kundërvënë sulmit fizik.

Ky rast nuk është paraqitur në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tetovë./Shqipmedia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit