-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sulmohet Ambasada e SHBA-së në Ankara nga një kamikaz komunist

Më të lexuarat

Një sulm vetëvrasës jashtë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara ka vrarë vetë sulmuesin dhe një roje të sigurisë.

Ambasadori amerikan, Francis Ricciardione, ka konfirmuar para gazetarëve se një pjesëtar i stafit turk të ambasadës është i vdekur.

Ai ka shprehur keqardhje për humbjen e tij dhe ka falënderuar autoritetet turke për “përgjigjen e duhur”.

“Tani për tani jemi të trishtuar me humbjen e punonjësit tonë më ambasadë. Ne vlerësojmë trimërinë e tij, shërbimin ndaj Turqisë dhe partneritetit Turqi-SHBA”, ka thënë ambasadori Ricciardone.

Nga shpërthimi thuhet se janë plagosur edhe disa persona të tjerë, ndërsa stafi i ambasadës është evakuuar në lokacion të sigurt.

Pamjet televizive tregojnë të shkatërruar murin e jashtëm të ambasadës, por është e paqartë nëse ka dëme edhe brenda.

Ambasada e SHBA-së thuhet se ka qenë jashtëzakonisht e mbrojtur, por, megjithatë, ka pasur plane për zhvendosje, për shkaqe të sigurisë.

Një numër i grupeve të paligjshme, nisur nga separatistët kurdë e deri te majtistët (komunist), kanë kryer sulme gjatë viteve të fundit në Turqi, e cila është shtet anëtar i NATO-s.

Për sulmin e fundit të madh në Ankara, më 2007, në të cilin kanë humbur jetën nëntë persona dhe janë plagosur 120, është fajësuar një sulmues vetëvrasës majtist (komunist). 

Sulmuesi vetëvrasës ishte militant komunist

Ecevit Sanli, sulmuesi vetëvrasës që ka kryer aktin terrorist në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, ishte anëtar i partisë së ndaluar militante komuniste, Lëvizja e Çlirimit Popullor (DHKP-C), raporton agjencia Anadolija (AA). Sanli e kreu sulmin me eksploziv plastik, C-4.
Përndryshe, Sanli u arrestua më 1997, për shkak të sulmeve ndaj policisë dhe administratës ushtarake të Stambollit, tek kompleksi Harbiye. Ai ka marrë pjesë në një seri grevash urie në burgje, në vitin 2000, që kanë përfunduar shpesh edhe me vdekjen e të burgosurve.

Atëherë ai ishte duke vuajtur dënimin në burgun Umraniye. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, më 2002 është liruar me kusht. Ai ka vuajtur nga sëmundja Wernicke Korsakoff.

Gjatë sulmit të paradites, thuhet se janë vrarë dy persona dhe se disa të tjerë janë të lënduar. Sipas informacioneve të fundit, është vrarë një roje dhe sulmuesi. Televizioni NTV raporton se në mesin e të plagosurve kishte gjithashtu edhe gra, një nga të cilat u plagos rënd.

Përndryshe, ndërtesa e Ambasadës amerikane është e vendosur në “zemër” të Ankarasë, dhe aty pranë janë edhe ambasadat e Gjermanisë dhe të Francës.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se forcat turke të sigurisë janë duke zhvilluar hetime rreth sulmit vetëvrasës. Ai ka thënë se ky është një sulm kundër “paqes në Turqi”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit