0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Sulmohen mediat shtetërore siriane

Më të lexuarat

Mediat shtetërore në Siri raportuan se ka shpërthyer një bombë në katin e tretë të televizionit shtetëror dhe në ndërtesën e radios.

Nuk u bë menjëherë e qartë se në cilin qytet është e vendosur ndërtesa, meqë televizioni shtetëror ishte ende funksional në Damask.
Raportet thonë se forcat e regjimit sirian kanë sulmuar disa zona në veri të Allepos këtë mëngjes, ndërsa raportohet për të shtëna me armë zjarri edhe në disa pjesë përreth këtij qyteti, raporton rel.
Organizatat vëzhguese për të drejtat e njeriut thanë se gjatë së dielës janë vrarë 131 njerëz në të gjithë vendin-79 prej të cilëve konsiderohet të kenë qenë civilë.
Me rritjen e sulmeve dhe përleshjeve ndërmjet forcave të regjimit dhe atyre opozitare është bërë e pamunudur të verifikohen, në mënyrë të pavarur, të dhënat që flasin për numrin e të vrarëve./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit