Dy xhami në Birmingham u sulmuan me katapulë të enjten pas një përplasjeje makinash jashtë parlamentit britanik ku u plagosen tre vetë.
Xhamitë Al-Hijrah dhe Qamarul nuk u shkatërruan, por megjithatë patën disa dëmtime si pasojë e sulmeve që zgjatën rreth 20 minuta.
Dritaret e ndërtesave u shkatërruan me pikërisht në kohën kur besimtarët po kryenin namazin e akshamit.
Policia e armatosur u vendos në atë zonë për të parandaluar sulme të mëtejshme në xhami.
Sulmet vijnë pasi Salih Khater, një shtetas britanik me origjinë nga Sudani u arrestua të martën.
Ai po mbahet në dyshim për terrorizëm dhe vrasje në tentativë, por nuk është akuzuar.