-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sulmin i qendrës tregtare në Najrobi u udhëhoq nga një gjerman

Më të lexuarat

Në bazë të të dhënave të shërbimeve informative të Gjermanisë, (BKA) dhe të Mosadit, në mesin e sulmuesve që javën e kaluar sulmuan qendrën tregtare të Najrobi ku mbetën të vrarë dhjetëra persona, ndodheshin edhe disa shtetas gjermanë. Shërbimi informativ i Gjermanisë njoftoi se këta sulmues që nga viti 2012, kanë kryer sulme të ndryshme në vendet afrikane.
Andreas Martin Mueller, është një nga projektuesit e sulmit të fundit të grupin Al Shabab në Kenia dhe një nga organizatorët e operacioneve luftarake në Somali. Hans Gerog Masend, drejtues i shërbimit informativ gjerman, thekson se grupet e tilla që janë aktive në Afrikë, marrin shumë ndihma financiare nga përkrahës të tyre që jetojnë në Gjermani. Ai shton se shërbimi informativ gjerman po heton mbi disa përkrahës të grupit Al Shabab në rajonin Koln dhe Bon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit