-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sulmi mbi lirinë e Internetit

Më të lexuarat

Nëse ju duket që qeveritë, korporatat dhe të tjerët të cilët kanë pushtetin mbi juve gjithnjë e më shumë po e shtrëngojnë rrethimin mbi Internetin – nuk jeni të vetëm. Në intervistën dhënë dje për Guardin edhe bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, gjithashtu ka atë ndjenjë.

– “Fuqi shumë të mëdha në mbarë botën janë bashkuar kundër Internetit të hapur. Kjo më brengosë si asnjëherë më parë”, tha ai për Guardian.

Sipas tij, kërcënimi i lirisë në Internet vjen nga qeveritë, qoftë nga lindja ose nga perëndimi, të cilat gjithnjë e më shumë po mundohen që të mbikëqyrin komunikimin dhe qasjen në Internet nga qytetarët e vendit dhe ata të huaj, si dhe nga industria zbavitëse e cila duke luftuar kundër piraterisë në mënyrë të ashpër po manipulon me atë se cili softuer mund të ekzekutohet në platformat e ndryshme.

Sipas Brinit, para pesë viteve nuk besonte se cilido vend do të arrij që në mënyrë efikase të kufizoj qasjen ndaj informatave në Internet për qytetarët e tij, por se tani është i bindur se e kishte gabim. Përkrah orvatjeve qeveritare në këtë drejtim, ai drejtoi gishtin edhe kah Facebook dhe Apple të cilët kanë platformat e veta dhe të cilët mbikëqyrin qasjen e shfrytëzuesve dhe në këtë mënyrë shtypin inovacionin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit