1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sulmet në Sri Lankë, rritet në 290 numri i të vdekurve

Më të lexuarat

Është rritur në 290 numri i të vdekurve në Sri Lankë pas sulmeve të djeshme terroriste në disa kisha dhe hotele të vendit.

Sipas lajmit në institucionit australian të publikimeve, mësohet se është rritur numri i personave të vdekur nga sulmet terroriste me bomba në kishat dhe hotelet gjatë ceremonive të Pashkëve në Sri Lankë. Si pasojë e këtyre sulmeve numri i të vdekurve është rritur në 290.

Në operacionet e ndërmarra pas sulmeve njësitë e sigurisë kanë njoftuar për arrestimin e 24 personave ndërkohë që nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me organizatorët e sulmeve.

Dje në orët e para të mëngjesit në Sri Lankë u kryen sulme ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

Ministria e Jashtme e Sri Lankës njoftoi se në sulme humbën jetën 207 persona dhe 450 të tjerë ishin plagosur ku 27 prej tyre janë shtetas të huaj./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit