9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sulmet ajrore në Goutan Lindore vrasin 500 civilë

Më të lexuarat

Forcat qeveritare siriane kanë vrarë më shumë se 500 civilë brenda një jave të bombardimeve intensive pranë Damaskut, thonë aktivistët e Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Observatorit sirian, viktimat në Goutan Lindore përfshijnë 121 fëmijë.

Forcat qeveritare siriane të mbështetura nga Rusia kanë goditur zonën që nga e diela e kaluar.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po përpiqet të bie dakord për një zgjidhje të armëpushimit, mirëpo votimi është vonuar disa herë që nga e enjtja, ku mbrëmë është miratuar një rezolutë që mundëson armëpushim njëmujor

Të shtunën, Observatori sirian tha se 29 civilë u vranë, përfshirë 17 në qytetin kryesor të Doumas, duke e çuar totalin në mbi 500 të vrarë brenda një jave.

Që prej së dielës së kaluar trupat e regjimit të Bashar Al Assad, të mbështetura nga forcat ruse, po mësyjnë ashpër zonën ku janë të bllokuar rreth 393 mijë civilë.

Mbi ta po hidhen edhe bomba fuçi.

Sipas aktivistëve, shumë spitale kanë dalë jashtë funksionit.

Qeveria siriane mohon shënjestrimin e civilëve, duke këmbëngulur se po përpiqet të çlirojë Goutan Lindore nga terroristët.

Gjendja e vështirë e civilëve në zonë ka alarmuar liderët botërore.

Kushtet atje janë përshkruar si ‘ferri në tokë’ nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit