-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sulme raciste dhe islamofobe për shkak të fesë ndaj djemve të Kombëtares, para dhe pas fitores

Më të lexuarat

Nga Enes Neza

Ka mjaftuar nje foto e publikuar në Facebook me lojtarët e Kombëtares në xhami që në rrjetet sociale dhe në komentet e gazetave online të “plasin” sharjet anti-islame dhe raciste ndaj lojtareve, por edhe ndaj fesë Islame në përgjithësi.

Në foto: Lojtarët e kombëtares në xhaminë e re të Durrësit të shoqëruar nga imami
Në foto: Lojtarët e kombëtares në xhaminë e re të Durrësit të shoqëruar nga imami

Futbollisti i kombëtarës Ermir Lejani kishte postuar në rrjetin social facebook një foto në xhaminë e re të qytetit të Durrësit ku shfaqet ai bashkë me lojtarët e tjerë kuq e zi, të shoqëruar nga imami. Fotoja është bërë në ditën e premtë kur të gjithë kishin shkuar të falnin namazin e së premtes.

Ndërsa nga ana tjetër, trajneri italian i kombëtarës Giovanni De Biasi kishte shkuar në kishë, siç e kërkon bësimi i tij i krishterë.

Por të dyja rastet janë pritur krejtësisht ndryshe nga “publiku online”.

Publikimi i lajmit nga gazeta të ndryshme online si PanoramaMapoBalkanweb,Shqiptarja.com, etj., për faljen e lojtarëve në xhami përpara ndeshjes me Armeninë është shoqëruar me dhjetra komente raciste dhe anti-muslimane ndaj djemve të kombëtarës. Ata janë quajtur “arabë,” “turq,” “mbëturina islamike,” “xhihadistë,” etj. Sipas një komentuesi me pseudonimin “Epirioti,” lojtarët duhet të përfaqësojnë “Shqipërinë e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës, e jo Kosovostanin turk.” Duke i quajtur më pas të gjithë futbollistët “qelbësira.” Një tjetër komentues thotë se ata “janë kosovarë dhe se po na imponojnë një kulturë që ne nuk e kemi.”

Disa komentues disi më të “moderuar” i kanë kritikuar lojtarët për faljen në xhami dhe publikimin e fotove në rrjetet sociale, pasi sipas tyre, ata përfaqësojnë kombin shqiptar dhe jo fenë Islame.

Ndërkohë, nga ana tjetër, lajmi i transmetuar nga Top Channel për pjesëmarrjen e trajnerit De Biasi në meshën e së dielës duket se nuk ia ka trazuar ujrat askujt.

Ajo që të bën përshtypje me rastin e parë është fakti se gazetat kanë miratuar të gjitha komentet raciste dhe islamofobe ndaj lojtarëve, duke shkelur në këtë mënyrë jo vetëm rregulloren e e miratuar nga ato vetë në lidhje me komentet, por duke vepruar në këtë mënyrë ato kanë shkelur rregullat e komunikimit etik dhe kodet etike e morale të shprehjes.

Në foto: Mërgim Mavraj në sexhe, pas shënimit të goli të barazimit me Armeninë
Në foto: Mërgim Mavraj në sexhe, pas shënimit të goli të barazimit me Armeninë

Edhe pas fitores historike të kombëtarës sonë kundër Armenisë, ku një nga protagonistët kryesorë ishte Mergim Mavraj, një besimar musliman, sharjet dhe ofendimet nuk kanë pushuar. Madje, disa emra te njohur të publicistikës kanë shpërndarë statuse të tilla si “Kjo nuk eshte Shqiperia ime, edhe nëse bëhet kampion botëror në futboll, kështu jemi kalifat i Turqisë apo shtet islamik!”, duke iu referuar një fotoje të Marvrajt duke bërë sexhde në fushë në shenjë falendërimi ndaj Zotit për golin e saposhënuar.

Madje, nga disa media online u përhap lajmi gjatë kohës së ndeshjes se babai i Mërgim Mavrajt kishte ndërruar jetë. Një përpjekje kjo ndoshta për të lëkundur qëndrueshmë e lojtarit. Por kjo nuk e pengoi atë që të shënonte golin e barazimit. Më pas erdhi edhe goli i fitores nga Shkelzen Gashi.

Fitorja 2:1 me Armeninë u konsiderua si historike nga të gjithë dhe një hap më tej drejt Francë 2016.

Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit