Universiteti A&M i Teksasit ka bërë të ditur se një sulmues me armë zjarri është arrestuar nga policia pranë godinës së tij.
Zëdhënësja e policisë, Rhonda Siton, ka thënë për CNN-in se janë qëlluar disa njerëz, por nuk ka folur për shkallën e lëndimeve.
Universiteti ka lëshuar një alarm në ueb-faqen e tij para orës 12:30 (sipas kohës lokale), duke paralajmëruar për sulmuesin aktiv pranë stadiumit të ndërtesës për futboll.
Alarmi u bënte thirrje studentëve dhe banorëve të shmangin zonën.
Siton ka thënë se të shtënat kanë ndodhur pak para orës 12:45. Ajo ka deklaruar se policia ka një të dyshuar në paraburgim.
Incidenti pason sulmet e ngjashme në Viskonsin dhe në Kolorado të Shteteve të Bashkuara.
Një javë më parë, një person i armatosur ka vrarë gjashtë persona në një tempull fetar të Viskonsinit, ndërsa, muajin e kaluar, pas një sulmi me armë zjarri në një kinema të Kolorados kanë humbur jetën 12 persona.kohaislame