2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sulme ajrore në Jemen, vriten 20 pjesëtarë të lëvizjes Husi

Më të lexuarat

Në bregun perëndimor të Jemenit janë vrarë të paktën 20 pjesëtarë të Lëvizjes Husi ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet intensive ajrore të kryera nga forcat e koalicionit nën kryesimin e Arabisë Saudite.

Visam Salih, një nga komandantët në terren të Forcave të Rezistencës Popullore, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se avionët e forcave të koalicionit kanë kryer sulme ndaj objektivave në qarqet El-Huhe, El-Xherahi dhe Hajs të qytetit Hudejde.

Salih bëri të ditur se në këto sulme kanë humbur jetën 20 pjesëtarë Husi dhe se dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ai po ashtu njoftoi se në qarqet në fjalë janë shkatërruar 6 automjete, një autobus dhe një motoçikletë e rebelëve Husi.

Jemeni është përfshirë në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë e cila nga fundi i vitit 2014 u përshkallëzua në luftë civile, kur rebelët e kryesuar nga lëvizja shiite Husi dhe Kongresi morën kryeqytetin e Jemenit, Sana dhe më pas edhe disa rajone të tjera.

Lëvizja Husi që nga muaji shtator i vitit 2014 e deri më tani mban nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera, kurse forcat e koalicionit nën kryesimin e Arabisë Saudite mbështesin forcat qeveritare në Jemen kundër rebelëve Husi që nga muaji mars i vitit 2015.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit