9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Sulme ajrore në Alepo, 18 të vrarë

Më të lexuarat

 

Aktivistët sirianë opozitarë thanë se një aeroplan luftarak i qeverisë siriane ka bombarduar një ndërtesë në qytetin e Alepos që kontrollohet nga kryengritësit.

Raportohet se janë vrarë të paktën 18 njerëz.Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se disa gra dhe fëmijë gjenden në mesin e të vrarëve në qytetin Al-Bab.

Nuk janë dhënë konfirmime të pavarura për numrin e të vdekurve.

Më herët, Observatori me seli në Lodnër tha se rreth 5 mijë njerëz janë vrarë në muajin gusht, kur qeveria përshkallëzoi sulmet ajrore për të shtypur revoltën ndaj regjimit të presidentit Bashar al Asad./BS/kohaislame

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit