Izraeli ka sulmuar aeroportin e Aleppos së Sirisë nga ajri përgjatë natës së sotme.
Siç raporton ‘The Spectator Index’, shpërthime të zhurmshme janë dëgjuar në qytet, ndërsa Aleppo ka mbetur në terr si rezultat i sulmeve.
Bazat ushtarake dhe zonat industriale në Aleppo mësohet të kenë qenë objektiva të sulmit ajror izraelit.
Ende nuk dihet nëse ka pasur ndonjë viktimë nga shpërthimet.
Muajin e kaluar, mediat zyrtare siriane raportuan se tanket izraelite kishin hapur zjarr në Kuneitra në anën siriane.