Në qytetin Ebha në jug të Arabisë Saudite në një xhami e cila frekuentohet më shumë nga forcat speciale të këtij vendi ka ndodhur një sulm vetëvrasës. Sipas informacioneve të para nga sulmi 13 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të agjencisë shtetërore saudite, SPA të referuar në burimet e Ministrisë së Punëve të Brendhsme të këtij vendi thuhet se ka ndodhur një sulm vetëvrasës në një chami e cila frekuentoheshe më shumë nga forcat speciale të këtij vendi. Sipas lajmit shpërthimi ka ndodhur në orët e mesditës.
Sipas informacioneve në sulm 13 persona kanë humbur jetën nga të cilët 10 janë efektivë të forcave speciale ndërsa 9 persona janë të plagosur rëndë.