-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sulm terrorist në një spital në Egjipt, 20 të vdekur dhe 47 të plagosur

Më të lexuarat

Një shpërthim i fuqishëm mori jetën e të paktën 20 personave dhe plagosi 47 të tjerë, të dielën në Kajro të Egjiptit.

Shpërthimi ndodhi gjatë mesnatës në një spital të sëmundjeve të rënda.

Fotografitë e bëra menjëherë pas incidentit dhe botuar nga gazetar Al-Ahram, treguan dy makina të djegura, me të paktën një plotësisht të nxirë.

Ministria e brendshme e Egjiptit tha se një makinë që mbante eksploziv hyri në trafik dhe u përplas me tre të tjerë, duke shpërthyer më pas.

Presidenti Abdel Fattah al-Sisi dërgoi ngushëllime familjeve të të vrarëve duke e quajtur sulmin “incident frikacak terrorist”.

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për popullin egjiptian dhe familjet e dëshmorëve të vrarë në incidentin frikacak terrorist në afërsi të zonës Kasr al-Aini mbrëmjen e djeshme”, ka shkruar ai për viktimat në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale ./kk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit