Të paktën tre civilë kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në qytetin Khost të Afganistanit.
Sulmi ka ndodhur pranë një baze ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Në mesin e forcave të huaja nuk ka pasur viktima, ndërkohë që përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.
Khosti, i cili kufizohet me Vaiziristanin, rajon ky i paqëndrueshëm pakistanez, është shpesh skenë e dhunës.