1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Sulm nga regjimi i Asadit në Han Shejhun, 8 civilë të vdekur

Më të lexuarat

HAN SHEJHUN (AA) – Si pasojë e sulmit ajror të regjimit të Bashar Al-Asadit në Han Shejhun të qytetit sirian Idlib, kanë humbur jetën të paktën 8 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Han Shejhun, Haxhi Jusuf, në një deklaratë për AA, tha se avionët e regjimit kanë sulmuar në Han Shejhun me bombë vakumi dhe se zyrtarët e mbrojtjes civile kanë nxjerrë 8 kufoma nga rrënojat.

Ai duke treguar se nga sulmi janë plagosur 12 persona, tha se janë të shqetësuar se mund të rritet numri i plagosurve.

Ndërkohë, avionët e regjimit sulmuan edhe kampin e refugjatëve në fshatin El Hilbe që gjendet në jug të Idlibit, ku ka humbur jetën 1 civil.

Në Idlib i cili gjendet brenda zonave jokonfliktuale jetojnë rreth 2.5 milionë civilë.

Idlibi i cili gjendet nën kontrollin e opozitarëve, ishte bombarduar në mënyrë intensive nga Rusia dhe regjimi mes 19 dhe 30 shtator, ku kishin humbur jetën më shumë se 140 civilë.

Han Shejhun kishte hyrë në rendin e diskutimeve në rang ndërkombëtar pas masakrës me armë kimike të regjimit të Asadit më 4 prill. Në masakër kishin humbur jetën të paktën 100 persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit