18 civilë mbetën të vrarë në sulmin me raketa ndaj fshatit Uveycil që gjendet nën kontrollin e opozitarëve në zonën rurale në perëndim të Halepit ë gjendet në Veri të Sirisë.
18 civilë mbetën të vrarë në sulmin me raketa ndaj fshatit Uveycil që gjendet nën kontrollin e opozitarëve në zonën rurale në perëndim të Halepit ë gjendet në Veri të Sirisë.
Përgjegjësi i mbrojtjes civile në zonën rurale në perëndim të Halepit, Muhammed Hallak, bëri të ditur se në sulmet me raketa gjatë mbrëmjet u shënjestrua një ndërtesë 3 katëshe.
“Punimet e kërkim shpëtimit përfunduan në mëngjes. Në sulm humbën jetën 18 civilë, 9 fëmijë dhe 4 gra. Ndërsa një grua u nxor nga rrënojat e gjallë” tha Hallak.
Ai tha se mendojnë që sulmi të jetë kryer nga forcat që varen nga regjimi i Esadit. 4 nga të plagosur e këtij sulmi janë marrë nën kurim në spital.