Një sulmues vetëvrasës me makinë bombë ka vrarë deri në tetë persona në Mosul të Irakut.
Burimet e policisë dhe ato spitalore thanë se sulmuesi kishte në shënjestër një postbllok ushtarak.
Sulmi i së hënës plagosi tetë persona, kryesisht ushtarë.
Sulmi vjen një ditë pasi që katër persona u vranë në sulme të ndara në Mosul.
Në mesin e viktimave ishin dy policë, një ushtar dhe një punëtor nafte.
Mosuli, 390 kilometra larg Bagdadit, është një qytet multietnik dhe popullata e tij përbëhet nga arabët, kurdët dhe turkmenët./rel