0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Sulm ndaj një xhamie në Gjermani

Më të lexuarat

Persona të pa-identifikuar kanë sulmuar xhaminë Orhan Gazi të Bashkësisë së Çështjeve Fetare Turko-Islame në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Xhamia e cila ndodhet rrugën Obentraut në rajonin Kreuzberg është qëlluar me gurë, ku si pasojë janë thyer xhamat dhe në muret jashtë saj janë shkruar tekste me përmbajtje politike.
 
Zv.kryetari i Bashkësisë së Çështjeve Fetare Turko-Islame të Berlinit Süleyman Küçük, ka theksuar se këtë mëngjes rreth orës 03.00 janë dëmtuar dyert dhe xhamat e xhamisë.
 
Küçük i cili ka shpjeguar se sulmi është vërejtur nga nëpunësi fetar dhe një person tjetër të cilët kishin ardhur në xhami për të falur namazin e sabahut, tha se policia ka marrë informacionet e duhura dhe ka mbajtur raport dhe ka fotografuar vendin e ngjarjes.
 
Ai i cili ka vënë në dukje se kohët e fundit janë shtuar këto lloj sulmesh ndaj xhamive dhe vende te adhurimit u shpreh se:
 
“I dënojmë me neveri dhe ashpërsi këto sulme. Xhamitë janë vende ku lulëzon dashuria, respekti dhe përjetohet uniteti. Për këtë arsye ne nuk dëshirojmë që në asnjë mënyrë dhe asnjë xhami të jetë pre e sulmeve. Këtu gjermanët me turqit, muslimanët jetojnë së bashku në një mjedis të qetë dhe në paqe. Xhamitë tona janë simbol i paqes dhe të qetësisë. Rritja e sulmeve në kohët e fundit ndaj xhamive, tentativat për zjarrvënie na ndikojnë thellësisht, na frikësojnë duke na shqetësuar ne muslimanë të cilët kemi lindur dhe jemi rritur këtu”.
 
Küçük ka theksuar gjithashtu se shpresojnë që forcat dhe ekipet e sigurisë gjermane të zbardhin në një kohë sa më të shpejtë këtë sulm pa lënë asnjë dyshim, të zbulojnë urgjentisht autorët e këtij sulmi dhe të gjykohen përpara drejtësisë.
 
Küçük, i cili ka pohuar se nuk e kanë idenë se nga kush mund të jetë kryer sulmi, ka shtuar më tej se ky sulm duhet të hetohet në shumë drejtime.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit