Të paktën dy persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj një xhamie në provincën Ghazni në lindje të Afganistanit.
Zyra e Guvernatorit në Ghazni në një deklaratë tha se shpërthimi ka ndodhur në xhaminë Muhammedije që ndodhet në rajonin Hak Gariban.
Bomba ishte vendosur më parë në mihrab ndërsa sulmuesit e aktivizuan mjetin shpërthyes derisa besimtarët falnin namazin e jacisë.
Dy persona humbën jetën në shpërthim ndërsa të paktën 20 të tjerë u plagosën.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./AA