3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Sulm me thikë ndaj refugjatëve në SHBA, raportohen 9 të plagosur

Më të lexuarat

Nëntë refugjatë, përfshirë gjashtë fëmijë, janë lënduar në një sulm me thikë ndaj tyre në shtetin Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Shefi policor i qytetit Boise, William Bones, tha se refugjatët e ardhur nga Siria, Iraku dhe Etiopia të vendosur në këtë qytet ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e një fëmije trevjeçar në kohën kur ndodhi sulmi.

Bones theksoi se agresori ka hyrë në banesë dhe ka plagosur nëntë persona me thikë, në mesin e të cilëve gjendeshin fëmijë të moshës 3, 4, 6, 8 dhe 12-vjeçare, duke shtuar se gjendja e katër prej të plagosurve të hospitalizuar është serioze dhe se agresori është arrestuar.

Policia e identifikoi agresorin si 30-vjeçari amerikan, Timmy Earl Kinner, i cili jetonte në ndërtesën e njëjtë dhe kishte të kaluar kriminale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit