Një sulm me armë ka ndodhur në një biznes në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mediat lokale raportojnë se janë vrarë 5 persona. Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i madh, por kjo mbetet për t’u konfirmuar.
Raportohet se një person hapi zjarr ndaj punonjësve në kompaninë ku punonin.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Nuk ka informacione të mëtejshme.