1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Sulm i armatosur ndaj një kampusi universitar në Kenia, disa persona merren peng

Më të lexuarat

Disa studentë që arritën të ikin nga kampusi pretendojnë se bëhet fjalë për së paku pesë sulmues.
 
 
Disa persona të armatosur sulmuan sot kampusin e Universitetit Garissa, duke hapur zjarr në konviktet e studentëve dhe duke marrë peng disa studentë dhe profesorë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
“Mund të dëgjoni akoma të shtënat dhe shpërthime. Ka filluar disa minuta pas faljes së mëngjesit”, thotë  Daud Yusuf, banor i Garissa. 
 
Persona të armatosur hynë me forcë në kampus duke qëlluar rojet, për të hapur më pas zjarr edhe ndaj policëve që siguronin kampusin, njoftoi policia kombëtare në një deklaratë të shkruar.
 
Burimet e Kryqit të Kuq të Kenias bëjnë të ditur se dy rojet janë vrarë gjatë sulmit, ndërsa burimet policore nuk kanë konfirmuar këtë informacion.  
 
Disa studentë të cilët arritën të ikin thanë se së paku pesë persona të armatosur sulmuan Universitetin. Raportohet se në Universitet vijojnë mësimin mbi 500 studentë. 
 
Pjesët veriore dhe lindore të Kenias, në afërsi të kufirit somalez, kanë qenë objektivë i shpeshtë të grupeve që lidhen me degën e Al-Kaidas, grupin Al-Shabab.
 
Kenia në vitin 2011 dërgoi trupa ushtarake në luftën kundër Al-Shabab për shkak të sulmeve në kufi. Muajin e kaluar, ky grup mori përsipër përgjegjësinë për sulmin në rajonin Mandera ku janë vrarë 12 persona. Sipas statistikave policore, 312 persona janë vrarë në sulmet e militantëve Al-Shabab në Keni nga 2012 deri në vitin 2014.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit