0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Sulltani” me shokë do të përballen me drejtësinë

Më të lexuarat

Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Shqipëri, dhe 16 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shumë shpejt do të përballen me akuza për krime lufte.

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovës, EULEX, ka nisur hetime kundër ish-Komandantit te Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, i njohur me nofkën e luftës, “Sulltani” dhe gjashtëmbëdhjetë shokëve të tij.

Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve te hetuesve, të njëjtit në qershor mund të arrestohen.
Një zyrtar i EULEX-it, në kushte anonime ka deklaruar për Indeksonline se, Selimi dhe 16 pjesëtarë të tjerë, do të akuzohen për torturim, dhunim e keqtrajtim të popullatës civile gjatë kohës së luftës.

Ai ka deklaruar se hetuesit e EULEX-it kanë intervistuar disa prej të dyshuarve dhe shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për këtë rast.

“Sulltani” në kohën e luftës mbante pozitën e komandantit të UÇK-së, ndërsa pas luftës ka qenë komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Ai vitin e kaluar është emëruar nga kryeministri Hashim Thaçi, ambasador i Kosovës në Shqipëri.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit