STOCKHOLM (AA) – Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallström, në lidhje me masakrën e Izraelit në Gaza, tha se “Në ngjarjet ku të paktën 50-60 palestinezë janë vrarë, dhe mijëra janë plagosur, Amerika ka një përgjegjësi të madhe”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Wallström dha deklarata për agjencinë zyrtare të lajmeve të Suedisë, TT. Ajo theksoi se vdekjet dhe plagosjet gjatë protestave që vazhdojnë në Gaza janë shumë të tmerrshme.
“Në ngjarjet ku të paktën 50-60 palestinezë janë vrarë, dhe mijëra janë plagosur, Amerika ka një përgjegjësi të madhe. Të gjithë e kishin paralajmëruar Amerikën. Nuk gjej ndonjë arsye për kremtim në një vend ku kanë ndodhur kaq vdekje dhe plagosje”, tha Wallström.
“Nëse marrim në konsideratë forcën ushtarake të Izraelit, deri më tani nga pala palestineze kanë humbur jetën 50-60 persona, janë plagosur mijëra. Ndërsa nga pala izraelite nuk ka asnjë të plagosur. Duhet hetohet kjo”, u shpreh më tej ministrja suedeze.
Ajo theksoi se gjendja duhet të diskutohet në Bashkimin Evropian (BE) dhe tha se shtetet e BE-së duke vepruar kolektivisht duhet të zgjidhin problemin në rrugë diplomatike.