-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Suedi, vitin e kaluar janë sulmuar 38 xhami dhe mesxhide

Më të lexuarat

Vitin e kaluar janë kryer 38 sulme mbi xhamitë dhe mesxhidet në Suedi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Universitetit të Uppsala-s, numri i sulmeve vitin e kaluar është dhjetë herë më i lartë se në vitin 2016.

Max Stockman nga Zyra e Komuniteteve Fetare të Suedisë tha se rritja e numrit të sulmeve përbën një kërcënim serioz për lirinë fetare në atë vend.

“Çdo fe duhet të jetojë lirshëm dhe në mënyrë të sigurtë. Detyrë themelore e shtetit është të luftojë elementët që përbëjnë kërcënim për lirinë fetare”, tha Stockman.

Ai shprehu shqetësim në lidhje me sulmet ndaj muslimanëve dhe hebrenjve në vend.

Ministri i Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme sulmet i ka cilësuar si “të tmerrshme” duke theksuar se rritje të numrit të sulmeve nuk janë regjistruar vetëm në Suedi por edhe në mbarë Evropën.

Ai theksoi se ai do të shtrëngojnë masat e sigurisë për të mbrojtur xhamitë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit