-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Suedezët duan të ndalojnë synetllëkun, indinjohen muslimanët dhe hebrenjtë

Më të lexuarat

Hebrenjtë dhe muslimanët në Suedi kanë thënë se janë jashtëzakonisht të indinjuar nga thirrjet për ndalimin e synetllëkut në atë vend.

Propozimi ka ardhur nga një parti e qendrës, Karlstad, sipas së cilës duhet ndaluar rrethprerja e djemve, përveç nëse ekziston një justifikim zyrtar mjekësor.

Kjo parti nuk është aktualisht pjesë e qeverisë, por ka partneritete me katër parti, përfshirë Partinë Liberale.

Sipas zyrtarëve të saj, ndalimi i rrethprerjes ishte në përputhje me të drejtat e fëmijëve, e shtuar se nuk kishte asnjë lidhje me fenë.

Sidoqoftë, organizatat dhe shoqatat hebreje dhe muslimane kritikuan me forcë vendimin e kësaj partie.

Aaron Verständig, kryetari i Këshillit të Komuniteteve Hebraike në Suedi, u tha gazetarëve se ishte i tronditur nga vendimi.

“Kjo do të thotë, nëse propozimi zbatohet me të vërtetë, do të jetë plotësisht e pamundur të jetosh si çifut apo musliman në Suedi”, tha ai.

Që nga viti 2001, sipas ligjit suedez, djemtë mund të rrethpriten vetëm nga mjekë të kualifikuar ose nga një person me lejen e kërkuar të Bordit Kombëtar të Shëndetit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit