0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Süddeutsche Zeitung: Kosovarët po ikin nga qeverisja e keqe

Më të lexuarat

Njëra prej të përditshmëve më të mëdha në Gjermani “Süddeutsche Zeitung” e ka dërguar korrespondentin e saj në Vushtrri, njërën prej komunave më të prekura nga eksodi i fundit në Kosovë.
Në një reportazh të gjatë, kjo gazetë provon të gjejë edhe shkaqet për këtë ikje masive të qytetarëve të vendit.
 
Sipas kësaj gazete, mijëra kosovarë aktualisht po udhëtojnë në shpresën e azilit në Gjermani.
 
Thashethemet se në Gjermani ka vende për njerëzit e gatshëm për të punuar, kanë vazhduar tash disa muaj në Kosovë.
 
Kjo gazetë më pas shkruan se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga po i thërret njerëzit që të qëndrojnë në Kosovë- dhe shumë prej tyre ose janë futur në borxhe për udhëtimin në Gjermani ose kanë shitur pasurinë e tyre por shumica absolute prej tyre kanë pak shanse për të marrë azil.
 
Kjo d.m.th. që gjendja e tyre do të jetë edhe më i vështirë në çastin që do të kthehen në atdheun e tyre shkruan “Süddeutsche Zeitung”, raporton Gazeta Blic.
 
Sipas kësaj gazete, shkaku i vërtetë i ikjes masive të kosovarëve është si pasojë e qeverisjes së keqe për vite me radhë dhe se qytetarët e këtij shteti të ri nuk kanë më iluzione por duan të kenë të drejtën të “ëndërrojnë” për jetë më të mirë në perëndim dhe konkretisht në Gjermani./Gazeta Blic/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit