0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Sudani akuzon Izraelin për shpërthimin në një fabrikë

Më të lexuarat

Një zyrtar i lartë i Sudanit thotë se Izraeli ka kryer një sulm ajror në një fabrikë të armëve në Khartoum.

Ministri i Informacionit, Ahmed Belal Osman u ka thënë gazetarëve se “katër aeroplanë ushtarakë kanë sulmuar lokacionin Yarmouk, ku pati shpërthime dhe zjarre të mëdha gjatë mbrëmjes të së martes.

Ai thotë se janë gjetur dëshmi në mbetjet e eksplozivëve se Izraeli e ka sulmuar këtë lokacion dhe se Sudani ka të drejtë të reagojë në kohën dhe vendin e dëshiruar.

Ndërkohë guvernatori i Khartoumit, Abdul Rahman Al-Khider tha se disa njerëz janë dërguar në spital, për shkak të thithjes së tymit.

Ministria e Jashtme e Izraelit, nga ana tjetër, ka refuzuar të japë komente lidhur me rastin./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit