Rreth 13 anëtarë të ushtrisë sudaneze humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën pas rrëzimit të avionit të tyre pranë Khartumit, njoftoi media zyrtare duke cituar ushtrinë.
“Rreth 13 ushtarë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën pas rrëzimit të avionit të tyre”, theksoi zëdhënësi i ushtrisë, Sawarmi Khaled Saad, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve Suna.
”Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital”, sipas të njëjtit burim.