1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Sudan, në përleshje me policinë vriten 13 protestues

Më të lexuarat

Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën të enjten në Sudan, kur forcat e sigurisë intervenuan ndaj protestuesve, njoftoi Komitetit Qendror sudanez i Mjekëve.

Përleshjet mes demonstruesve dhe forcave të rendit kanë çuar në disa vdekje, përfshirë dy në kryeqytetin Khartoum, thuhet në një deklarate të lëshuar sot.

Komiteti thekson se një person humbi jetën para Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Sudaneze në Khartoum, ku qindra protestues protestuan për gjashtë ditë me radhë.

Që nga e shtuna, të paktën 35 persona janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë, të cilët kanë tentuar vazhdimisht të shpërndajnë turmën, thotë Komiteti.

Të enjten, ushtria sudaneze njoftoi se presidenti Omar al-Bashir është larguar nga posti. Ai udhëhoqi me vendin që nga viti 1989. Ushtria bëri të ditur vendosjen e një periudhe dyvjeçare të “fazës së tranzicionit”.

Al-Bashir erdh në pushtet pas një grushti ushtarak në vitin 1989, në të cilin u hoq nga pushteti kryeministri Sadiq al-Mahdi i zgjedhur në mënyrë demokratike./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit