Anija që lundronte me flamurin e Panamasë, të riun e gjeti 125 kilometra nga bregu ndërsa po lundronte me anijen prej druri “rompong” i cili në Indonezi përdoret për peshkim
XHAKARTË (AA) – Ekuipazhi i anijes së mallrave shpëtoi peshkatarin 18 vjeçar, i cili kaloi 49 ditë në një anije të vogël peshkimi në Oqeanin Paqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta “Jakarta Post” raporton se ky është Aldi Novela Adilang, i cili më 14 korrik gjatë peshkimit në brigjet e qytetit indonezian Guamo, ishte futur në rrymat detare dhe ka përfunduar në hapësirën oqeanike.
Anija që lundronte me flamurin e Panamasë, të riun e gjeti 125 kilometra nga bregu ndërsa po lundronte me anijen prej druri “rompong” i cili në Indonezi përdoret për peshkim.
Adilang tha se gjatë dramës 49 ditëshe ka përjetuar frikë të madhe ndërsa lundronte mbi anijen e vogël të peshkimit duke pritur dorën e shpëtimit.
“Para meje kanë kaluar 9 anije të mëdha. Bëra çmos, por nuk më panë”, ka thënë Adilang dhe shtoi se me vete kishte pak ushqim ndërsa mbijetoi nga peshkimi dhe duke ngrënë peshq të gjallë.
I riu i guximshëm nga rrobat ka bërë filtër për të pastruar ujin e detit për pije.
“Disa herë kam menduar të hidhem në oqean dhe të mbytem por çdo herë mendoja për familjn e dhe hiqja dorë nga idetë vetëvrasëse.
Adilangut në ndihmë i erdhi ekuipazhi i anijes së mallrave i cili lundronte në Osaka të Japonisë dhe me ndërmjetësimin e konsullit të Indonezisë u kthye në shtëpi.
Edhe pse dukshëm i rraskapitur, Adilang ndjehet mirë pas gjithë asaj që ka përjetuar.