1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SubhanAllah – India goditet nga 36 mijë e 749 rrufe në 13 orë

Më të lexuarat

Provinca Andhra Pradesh e Indisë për 13 orë është goditur nga 36 mijë e 749 rrufe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, i cili bazohet në zyrtarët e Institutit të Menaxhimit të Fatkeqësive të Andhra Pradesh-it, thuhet se në provincë në një periudhë prej 13 orë janë regjistruar 36 mijë e 749 rrufe.

Në lajm thuhet se që nga dita e djeshme e deri më tani si pasojë e goditjes të rrufeve kanë humbur jetën 9 persona.

Zyrtarët thonë se ky numër është jashtëzakonisht i lartë dhe si rezultat i “ngjarjeve ekstreme të motit”.

Në Indi shpesh ndodhin goditje të rrufeve gjatë periudhës së shirave mosun.

Sipas të dhënave zyrtare që nga viti 2005 e deri më tani çdo vit në këtë vend humbin jetën të paktën 2.000 persona si pasojë e goditjes nga rrufeja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit