Banorët e rajonit të Gjirit të Meksikës në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për Stuhinë Tropikale Isaac, që mund shndërrohet në uragan kur të prekë bregdetin sonte, ose nesër në mëngjes.
Qendra Kombëtare e Uraganëve thotë se Isaac sjell me vete erëra me shpjetësinë deri në 110 kilometra në orë. Stuhia mund të shndërrohet në uragan, kur shpejtësia maksimale e erërave arrin në 119 kilometra në orë.
Presidenti Obama i bëri thirrje banorëve të zonave që mund të preken nga stuhia të ndjekin me kujdes lajmërimet e zyrtarëve lokalë dhe atyre shtetërorë, sidomos në se jepet urdhëri për evakuim. Presidenti tha se në këto kushte nuk është koha që për të mos u kushtuar rëndësisë paralajmërimeve.
Dje presidenti deklaroi gjendjen e emeegjencës për Luizinaën, që në vitin 2005 u shkatërrua nga uragai Katrina. Deklarat e presidentit i hap rrugën financimeve federale për këtë shtet. Isaac, një stuhi tropikale që përparon ngadalë, mund të sjellë me vehte rreshje të shumta dhe të shkaktojë përmbytje në pjesën më të madhe të sheteve bregdetare.
Guvernatori i Luizinëas i ka thënë banorëve të rajoneve të ulëta të evakuohen./BS/kohaislame