Kur ende nuk janë mbyllur plagët që la pas “Sandy”, një tjetër stuhi po kërcënon seriozisht zonat e goditura në veri-lindje të Shteteve të Bashkuara.
Alarmi lëshohet nga meteorologët amerikanë të cilët thonë se stuhia e pagëzuar me emrin “Nor-easter” do të godasë brigjet e Nju Jorkut dhe të Nju Xhersit në orët e para të ditës së mërkurë.
Sipas tyre, “Nor-easter” do të shoqërohet me erëra të forta, reshje shiu dhe dëbore në disa zona dhe temperatura minimale nën zero gradë celcius. Meteorologët thonë se stuhia e acartë mund të përfshijë një zonë të gjërë gjeografike, deri në Boston apo Pitsburg në thellësi të territorit amerikan.
Megjithatë situata me alarmante është në Nju Jork ku mujëra persona kanë mbetur të pastrehë si pasojë e shkatërrimit të banesave të tyre nga “Sandy”. Guvernatori dhe kryebashkiaku i Nju Jorkut bënë thirrje për strehim të të pastrehëve në ambiente të tjera përkohësisht për të përballuar temperaturat minimale./tch/kohaislame