Shikimi televizorit është i keq për ju. Por jo për arsyet që ju mund të mendoni.
Një studim i kohëve të fundit nga Cancer Research UK zbuloi se ata që shikojnë më shumë se tre orë televizor në ditë kishin më shumë gjasa të hanin më shumë “snaks”, ushqime të cilat janë të njohura për formimin e dhjamit dhe shtimin e peshës.
Kjo u bazuar në sondazhin ku u pyetën 3 mijë e 348 të rinj më moshën 11 dhe 19 vjeçe, mbi zakonet dhe dietat e shikimit të tyre të televizorit.
Studiuesit zbuluan se kur të rinjtë shikonin televizor apo emisione me reklama, kjo ka ndikuar tek ata që të hanë më shumë ushqime të pashëndetshme. Kjo për faktin e reklamimit të këtyre ushqimeve.
Kjo ka bërë që adoleshentët të ndikohen nga ta.
Sipas këtij studimi ata të cilët qëndronin më gjatë para televizorit kishin më shumë gjasa të pinë pije me sheqer dhe të hanin ushqime të shpejta.
“Kjo është një dëshmi e fortë se reklamat për ushqimin e shpejt mund t’i shtyjë të rinjtë të hanë më shumë gjëra të tilla. Ne nuk po pretendojmë se çdo adoleshent që shikon televizionin komercial do të ndikohet nga to, mirëpo ky hulumtim sugjeron se ekziston një lidhje e fortë midis reklamave dhe zakoneve të ngrënies”, thonë autorët e këtij studimi.
Ndërsa, ata të rinj që qëndronin më pak pranë televizionit, ishin të prirë të hanin më shëndetshëm.