8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Studimi: Përmbytjet globale do të kërcënojnë 1 miliard njerëz

Më të lexuarat

Deri në 2060-n, më shumë se 1 miliard njerëz nëpër botë do të jenë duke jetuar në qytete që rrezikojnë përmbytje katastrofike për shkak të ndryshimeve të klimës, njofton TCH.

Një studim i realizuar nga organizata bamirëse britanike Christian Aid del në përfundimin se Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India janë ndër vendet më të kërcënuara.

Më të cënueshëm në Indi janë Mumbai dhe Kalkuta, 8 qytete të tjera janë që të gjitha në Azi e pas tyre vjen Majemi në Florida. Më të vështirë situatën, sipas autores së raportit, Alison Doig, do ta kenë njerëzit që jetojnë në qytetet e mëdha bregdetare.

“Mendoj se më të rrezikuara nga ekspozimi ndaj rritjes së nivelit të detit dhe shirave të rrëmbyer do të jenë qytete si Kalkuta, Dakari, disa qytete të mëdha në jug, por dhe ekonomi në zhvillim. Përmbytjet atje mund të shkaktojnë dëme masive e mbase dhe të kërcënojnë jetë njerëzish”, thotë Doig.

Florida, sipas doktoreshës Doig, ka shumë mundësi të përjetojë përmbytje ekstreme. “E gjithë Florida është e cënueshme nga kjo situatë. Ajo është një vend i ulët dhe rritja e nivelit të detit do të gëlltiste pjesë të tëra të saj. Ndryshimet klimaterike janë të forta e mund ta rrisin me gjysmë metri nivelin e ujit këtë shekull”, vijon ekspertja.

Raporti i nxit qeveritë të hidhen në veprim për frenimin e ngrohjes globale e të investojnë më shumë në programet e reduktimit të katastrofave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit