0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Studimi: Meshkujt dhe femrat nuk ndjejnë dhimbje në mënyrë të barabartë

Më të lexuarat

Duke vënë në dukje ndryshimet e ndjenjave të dhimbjes në mes të gjinive, shkencëtarët paralajmërojnë se mund të dal se i gjithë kuptimi i mjekësisë deri më tani ishte i paplotë, sepse të gjitha kërkimet në lidhje me këtë.
 
 Një grup i shkencëtarëve nga Kanadaja dhe SHBA-të ka bërë një seri eksperimentesh në bazë të cilëve ka zbuluar se minjtë meshkuj dhe femrat kanë eksperiencë të ndryshme të dhimbjes dhe pretendojnë se kjo do të mund të jetë zbulim epokal për trajtimin mjekësor të dhimbjes kronike tek meshkujt dhe femrat, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore “Nature Neuroscience”, ndërsa në të kanë punuar ekspertë nga Universiteti kanadez McGill, të pediatrisë SickKids dhe Universitetit amerikan Duke.  
 
Shkencëtarët pretendojnë se organizmi i mashkullit dhe femrës minj dhimbjen e perceptojnë me qeliza të ndryshme. 
 
Duke vënë në dukje ndryshimet e ndjenjave të dhimbjes në mes të gjinive, shkencëtarët paralajmërojnë se mund të dal se i gjithë kuptimi i mjekësisë deri më tani ishte i paplotë, sepse të gjitha kërkimet në lidhje me këtë problem në 15 vitet e kaluara janë bërë vetëm mbi minj meshkuj.
 
“Studimi ka treguar se meshkujt dhe femrat kanë ndjeshmëri të ndryshme ndaj dhimbjes dhe se ajo është shumë më e theksuar tek gratë, dhe për këtë arsye ato vuajnë më shumë, ndërsa deri më tani është supozuar se nuk ka ndryshime në ndjenjat e dhimbjes ndërmjet gjinive”, ka thënë një nga ekspertët Jeffrey Mogil. 
 
Dhimbja kronike është një problem në rritje në botë, ndërsa shkencëtarët pretendojnë se mbi 100 milionë amerikanë vuajnë nga ky problem, që është konsiderueshëm më shumë në krahasim me numrin e personave që vuajnë nga diabeti, sëmundje kardiovaskulare dhe kanceri.
 
Ky zbulim mund të jetë i dobishëm për kompanitë farmaceutike të prodhojnë ilaçet më efikase për popullatën femërore sepse medikamente të deritanishme janë prodhuar në bazë të perceptimit të dhimbjes nga meshkujt.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit