8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Studimi i fundit tregon se pse gratë nuk kanë pozicionet të larta dhe drejtuese në punë

Më të lexuarat

Vrojtimi më poshtë tregon se sa shumë partnerët janë injorantë në lidhje me realitetin e jetës së bashkëshortëve të tyre.

Në botën perëndimore gratë në masë të madhe janë të punësuara në pozicione administrimi, ndërkohë që punët menaxheriale dhe pozicionet e larta drejtuese mbahen nga burrat.

Siç do të kuptohet qartë edhe më poshtë, ky boshllëk gjinor në punë është kryesisht për shkak të “dënimit nga amësia”, pra karrierat e grave ndikohen nga fëmijët që atoj sjellin në jetë.

The Economist dhe YouGov, disa muaj më parë në një sondazh, i pyeti njerëzit në tetë vende të Europës Perëndimore se si e baraspeshojnë karrierën dhe familjen.

Në këtë sondazh dolën disa të dhëna interesante, burrat mendonin se në familjet e tyre shumica e detyrimeve sa i përket përkujdesjes së fëmijëve dhe asaj shtëpiake ju takon grave. Megjithëse mendonin ashtu, ata shpreheshin se detyrimet familjare në fund i kishin ndarë në mënyrë të barabartë.

Në sondazh po ashtu u bënë pyetje se cili nga prindërit është shkëputur nga puna për periudhë më të gjatë ose për shkëputje me kohë të pjesshme, kur ka ardhur në jetë fëmija i tyre i parë.

Në këto përgjigje u shfaq një hendek i madh mes burrave dhe grave. Secili nga partnerët u përgjigj pozitivisht për veten e tij duke thënë se vetë ata kanë bërë sakrificat më të mëdha në punët e tyre, kur fëmija ka ardhur në jetë. Pra ja kanë atribuuar vetes së tyre kujdesin.

Perceptimet në Francë: 55% e grave thanë se ato dhe vetëm ato ishin ngadalësuar në punë dhe kishin marrë shkëputjet më të mëdha për tu kujdesur për fëmijët e tyre të sapolindura. Sipas tyre ato ishin kujdesur për fëmijët dhe u kishin dhënë kohë sa dyfishi u burrave të tyre.

Në Danimarkë burrat ja atribuonin kujdesin e fëmijëve të sapolindur bashkëshorteve të tyre. Ata e pranonin se bashkëshortet e tyre kishin marrë shkëputje nga puna për tu kujdesur për fëmijët.

Megjithëse ende është e paqartë nëse burrat apo gratë janë më të sakta në punë, shumë njerëz padyshim janë nuk dinë në lidhje me realitetin e jetës dhe punës së partnerëve të tyre.

Si përfundim një gjë është e vërtetë: Nëse burrat do të jenë të hapur për të dhënë më shumë kontribut në shtëpi, gratë e tyre mund të bëjnë më shumë në karrierë në anën profesionale./opinion

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit