0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Studimi i fundit: Cila është mënyra më e mirë për të mbajtur dhëmbë të shëndetshëm?

Më të lexuarat

Cila është mënyra më e mirë për të mbajtur dhëmbë të shëndetshëm?

Përgjigjia është e thjeshtë, pastrojini ata rregullisht dhe kujdesuni gjithnjë me perin dental gjithashtu.

Megjithatë ka edhe dicka tjetër, të keni kujdes të shtuar ndaj pijeve me sheqer si dhe ëmbëlsirave poashtu.

Por dhe vet goja ka procesin e saj të punës për të arritur në mbrojtje të vetvetes. Në fakt sipas një studimi të ri, disa baktere mund të ndalojnë apo të reduktojnë erozionin e dhëmbëve që i çon ata shpesh në dëmtime, njofton Klan Kosova.

Këto mikrobe natyrshëm jetojnë edhe rreth dhëmbëve, por jo gjithnjë duhet të prisni nga këto baktere të cilat tashmë po njihen të dobishme sipas shkencës.

Marcelle Nascimento dhe Robert Burne, studiues të stomatologjisë në Universitetin e Floridas në Gainesville, vërtetuan se trajtimet e tilla janë probiotike.

Këta të fundit për qëllime të mirë për higjienën orale të pasardhësve, testuan fëmijët e moshave 2 deri në 7 vjeç.

Ndërkohë pas këtyre hulumtimeve, në dhëmbët e fëmijëve u gjet jo dëmtim i madh i tyre, ndërkohë u pa edhe prezenca e një mikrobi tashmë të quajtur A12, i cili sipas studiueseve është në gjendje për të luftuar kariesin, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit