Ekspozimi i të rinjve tek mikrobet e përhapura në hapësirën e jashtme do t’u japë atyre një sistem imuniteti më të fortë dhe më të fuqishëm. Kjo teori vjen sipas profesorit Jack Gilbert, bashkëautor i librit: “Avantazhet e sistemit imun të zhvillimit të fëmijës suaj”. “Shumica e prindërve mendojnë se të gjitha mikrobet janë të këqija, kjo nuk është e vërtetë. Shumica do të stimulojnë sistemin tuaj imunitar dhe do t’ ju bëjnë më të forte” u shpreh prof. Gilbert për “The Independent”.
Sterilizimi i shtëpisë tuaj gati si një spital mund ta çojë fëmijën tuaj të ketë një sistem imunitar të ndjeshëm duke i lënë ata të hapur ndaj alergjive dhe astmës, madje edhe ndaj problemeve neurologjike. Shkencëtarët besojnë se pa ekspozim ndaj pluhurit dhe mikrobeve në fillim të jetës, sistemi imunitar nuk mëson se si të kontrollojë reagimin e tij ndaj pushtuesve të përditshëm si pluhuri dhe poleni. Kjo mund të rezultojë më vonë në alergji dhe sëmundje të tjera.
Mos u shqetësoni për baltën apo kafshët shtëpiake. Kur fëmijët luajnë në kopësht me baltë, nuk është e nevojshme që menjëherë të sterilizojnë duart ose fytyrat e tyre, sipas Prof Gilbert, i cili është drejtor i Qendrës Microbiome në Universitetin e Çikagos. Shqetësimet se kafshët do të kalojnë në mikrobe për të rinjtë janë gjithashtu të pabaza, tha ai.