-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Studimi, 1/3 e frutave dhe perimeve me pesticide

Më të lexuarat

Një e treta e frutave dhe perimeve që përfundojnë në tavolinë (36.4%) është e kontaminuar nga të paktën 1 pesticide. Nga testet laboratorike, te çaji jeshil u gjetën 21 kimikate të ndryshme, 20 te manaferrat, nga 7 deri 9 te rrushi.

Kjo është zbuluar në një raport të publikuar nga organizata mjedisore Legambiente. Produktet që kanë tepricë jashtë standardeve dhe limiteve ligjore, janë vetëm një përqindje e vogël (1.2% në 2015, në krahasim me 0.7% në 2014).
Megjithatë, përdorimi i kimikateve bujqësore në Itali thekson studimi ka rënë me 10 për qind në mes të viteve 2010 dhe 2013. Ndërsa në vitin 2014 ajo është rritur nga 118,000 në 130,000 ton në krahasim me një vit më parë.
Italia është në vendin e tretë në Evropë sa i përket shitjes së pesticideve (me 16.2%), pas Spanjës (19.9%) dhe Fransës (19%). Gjithësesi, edhe fermat organike kanë shënuar rritje. Zona organike bujqësore në Itali mes 2014 dhe 2015 është rritur prej 7.5%.
Sipas Presidentes të Legambiente, Rossella Muroni, ky studim tregon pa mëdyshje efektet e një vakumi ligjor historic. “Nuk ka ende ka rregulla specifike në lidhje me problemin e përdorimit të pesticideve aktive në të njëjtin produkt”, – tha ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit