13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Studimet e fundit: Toka do ngrohet me 2 gradë Celsius

Më të lexuarat

Deri në fund të shekullit, temperaturat globale ka gjasa të rriten me më shumë se 2 gradë Celsius.

Kjo rritje e temperaturave është konkluzioni i arritur nga dy studime të ndryshme, që janë bazuar në metoda tërësisht të ndryshme dhe janë publikuar në revistën për ndryshimet klimaterike në natyrë.

Sipas njërit prej studimeve, ka 95 për qind shanse që Toka të ngrohet me më shumë se 2 gradë deri në fund të shekullit dhe vetëm 1 për qind që rritja e temperaturave të qëndrojë nën 1.5 gradë.

Studimi i dytë analizon emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serë dhe djegien e karburanteve fosile për të treguar se edhe nëse njerëzit ndalojnë këto praktika të dëmshme, Toka do të vazhdojë të nxehet edhe me 2 gradë të tjera deri në vitin 2100.

Ai nënvizon edhe se nëse emetimet vazhdojnë edhe për 15 vite të tjera, çka ka më shumë gjasa të ndodhë, temperatura globale në tokë mund të rritet deri me 3 gradë Celsius.

Të marra së bashku, rezultatet e studimeve paraqesin një realitet të zymtë. Por të dyja studimet kanë përfunduar para se SHBA të dilte nga Marrëveshja e Parisit dhe sipas shkencëtarëve, ky fakt do ta vështirësojë akoma më shumë situatën.

Pasojat e kësaj nxehjeje të globit do të ndihen edhe tek shëndeti njerëzor, pasi do të reduktojë cilësinë e ajrit, ushqimit dhe ujit. Më shumë infeksione do të transmetohen nga insektet dhe shëndeti mendor do të rëndohet.

Aktualisht, Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit që 12.6 milionë njerëz vdesin në botë për shkak të ndotjes, motit ekstrem dhe sëmundjet e lidhura me klimën./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit