-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Studim: Mbajtja e shamisë u lejon grave muslimane të integrohen më mirë

Më të lexuarat

Gratë e reja e të mirëarsimuara muslimane që jetojnë në mjedise moderne urbane, mund të zgjedhin të mbajnë shaminë për shkak se një gjë e tillë u mundëson të përzihen me miq jo-muslimanë, të punojnë jashtë shtëpisë dhe të ndërveprojnë me të huaj. Kjo sipas një studimi të parë emipirik në lidhje me fenomenin përse mbajtja e shamisë është duke u shtuar së bashku me modernizmin.
Përpjekjet për të detyruar gratë muslimane të ndalojnë së veshuri shaminë mund, për këtë arsye, të jenë kundërproduktive pasi u mohojnë atyre zgjedhjen dhe mundësinë për t’u integruar: nëse gratë nuk mund të sinjalizojnë devocionin e tyre përmes mbajtjes së shamisë, ato thjesht mund të zgjedhin ose të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi. Ky është përfundimi i studimit, të publikuar nga revista e Universitetit të Oksfordit.

“Për gratë besimtare, ne gjetëm se forcat mdoernizuese të arsimimit, punësimit dhe të ardhurave më të larta, jetesës urbane apo kontakteve me jo-muslimanët në fakt shtojnë rastet e mbajtjes së shamisë”, tha Ozan Aksoy, bashkëautor i raportit të titulluar “Përtej shamisë: përdorimi strategjik i veshjes muslimane”.

“Ne kemi dalë në përfundimit se për gratë besimtare faktorët modernizues rrisin rrezikun dhe joshjen në mjedisin që ato frekuentojnë që vendos në diskutim reputacionin e tyre të të qënit modeste: mbajtja e shamisë do të ishte atëherë një përgjigje strategjike, një formë ose e angazhimit për ta ndaluar shkeljen e normave fetare ose sinjalizimi i devocionit të tyre ndaj komunitetit që i përkasin”.

“Gjetjet tona kanë ndikime të rëndësishme për politikat kulturore dhe integrimin e muslimanëve në Europë, pasi nëse atyre u hiqet mundësia e mbajtjes së shamisë, ato kërkojnë rrugë më të kushtueshme për të provuar devocionin e tyre”, thotë Aksoy, kërkues në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Oksfordit.

“Shamia shihet si një shprehje e thjeshtë dhe e pastër e besimit të grave. Në mënyrë paradoksale, duket se gratë e angazhuara në botën moderne mbështeten tek shamia për të sinjalizuar të tjerët se ato nuk do të bjerren për shkak të joshjeve të jetës urbane moderne”, shton ai.

Diego Gambetta, bashkëautor i raportit bie dakord. “Në të kundërt të pretendimit populist që duket se dominon tashmë në Europë, mbajtja e shamisë mund të jetë një shenjë më shumë e integrimit sesa e jo-integrimit”.

“Gratë e devotshme në besimin e tyre kanë më shumë miq nga vendet ku ato jetojnë dhe jetojnë në zona të dominuara nga vendasit, kështu që ato e mbajnë shaminë për të theksuar reputacionin e tyre ndërsa integrohen”, thotë Gambetta, profesor i Sociologjisë në Kolegjin Nuffield të Universitetit të Oksfordit. “Ndalja apo kufizimi i shamisë do t’u mohonte atyre një mjet që u lejon më shumë mundësi për integrim më tepër sesa për të vënë në dukje ndryshimin me të tjerët dhe mjedisin”.

Studimi mblodhi të dhëna nga mijëra gra që jetojnë në Belgjikë, Turqi dhe në 25 vende muslimane. Aksoy dhe Gambetta përdorën modele matematikore për të parë intensitetin e mbajtjes së shamisë në vende të ndryshme, në varësi të arsimimit, punësimit të grave, urbanizimit të mjedisit dhe kontakteve me persona jo-muslimanë. Studimi përfshin mbajtjen e shamisë në kokë, turbanit apo hixhabit, burkës, që mbulon edhe fytyrën, dhe mosmbajtjes së shamisë.

“Ashtu si edhe mund të pritet, gjetëm se tendenca për shaminë ulet mes grave të reja, të arsimuara dhe që janë të ekspozuara ndaj ndikimeve moderne në mjedisin urban nëse ato janë mesatarisht besimtare”, thotë Gambetta.

“Sidoqoftë, gratë muslimane që janë shumë besimtare priren të mbajnë shaminë apo të përdorin stile me konservatore të veshjes sipas nivelit të modernizimit, apo rreziqeve me të cilat ato përballen”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit