-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Studim i ri, pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës

Më të lexuarat

Dhimbja e shpinës mund të ndihet në çdo pjesë përgjatë shpinës, duke filluar nga qafa e deri tek ijet, megjithëse më e zakonshme është në pjesën e fundme të shpinës. Dhimbja mund të jetë nga e lehtë e deri në më të rëndë, varësisht nga ajo se çfarë është duke e shkaktuar atë.

Për shumicën e njerëzve, qëndrimi i dobët dhe ngritja e peshave të rënda mund të jenë burim i kësaj dhimbje. Megjithatë, një studim i ri thotë se edhe duhanpirësit janë trefish më të prirë të kenë dhimbje kronike të shpinës.

Ky studim është publikuar në revistën mjekësore, “Human Brain Mapping”, ndërkaq nuk është i pari që e ndërlidhë duhanpirjen me dhimbje kronike të shpinës.

Studimi iu ka sugjeruar duhanpirësve të heqin dorë nga duhani nëse duan ta ulin rrezikun e zhvillimit të dhimbjes kronike të shpinës. Përveç kësaj, ekspertët po ashtu kanë treguar se pirja e duhanit e zvogëlon edhe absorbimin e kalciumit dhe e parandalon rritjen e re të eshtrave, duke i lënë duhanpirësit me rrezik më të shtuar të zhvillimit të osteoporozës dhe në shërim më të ngadaltë pas frakturave, të cilat shkaktojnë dhimbje shpine./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit